Posta e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, organizojnë mbledhje të ndihmave bazike dhe të domosdoshme, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për fatkeqësinë që goditi Shqipërinë/Durrësin, mëngjesin e 26 nëntorit. Përkrahja dhe kontributi juaj, do të reflektojë në mbështetje dhe lehtësim për të prekurit nga tërmeti.

Mbledhja e ndihmave konsiston në: – Ushqim të konservuar – Batanije – Mjete higjienike – Kontribute monetare sipas mundësisë Duke filluar prej sot, (28 nëntor) deri të shtunën (30 nëntor), për çdo ndihmë tuaj mund të drejtoheni në sportelet e Postës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu mund të ndihmoni me 100 den për thirrje, duke u paraqitur në numrat: 070/143-400

075/143-400

077/143-400

Mund të dononi edhe përmes xhirollogarisë:

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X IBAN

CODE: MK07300701000001228