Sipas hulumtimit në suaza të projektit “Action SEE” për transparencë të pushtetit ekzekutiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, Qeveria e Maqedonisë së Veriut së bashku me Malin e Zi janë lidere në rajon sipas indeksit të transparencës i cili paraqet 78 për qind në përmbushjen e indikatirove. Trendi është në rritje në dy vitet e fundit dhe solli kthesë në rangimin e vendit tonë. Në vitin 2016 ishim në vend të fundit me vetëm 52 për qind të indiaktorëve të plotësuar.

Këtë e theksoi ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në konferencën ndërkombëtare “e-Shoqëri – Institucione të hapura dhe llogaridhënie” e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të Fondacionit “Metamorfozis”.

Popovski thotë se Strategjia për transparencë që Qeveria e miratoi para dy javësh është dokument planor strategjik i cili është sendërtim për një nga shtyllat thelbësore të politikave të Qeverisë – transparencë e rritur në pikëpamje të punës së çdoditshme dhe përforcim i sundimit të së drejtës.

Me të, shtoi Popovski, u përfshinë edhe të gjitha ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, por edhe të gjitha shoqatat aksionare në pronësi shoqërore.

“Kështu, secili që disponon me para të qytetarëve dhe ushtron veprimtari të interesit publik, do të ejtë i obliguar të hapet para tyre dhe të publikojë informata dhe dokumente të shumta. Me rëndësi të posaçme është që zbatimi i aktiviteteve të parapara do të monitorohet nga grupi i punës i përbërë prej shtatë anëtarëve në të cilin përveç institucioneve do të marrin pjesë edhe sektori joqeveritar, mediumet dhe komuniteti afarist”, sqaroi Popovski.

Ai theksoi se përmes konceptit “qeveri e hapur” krijojnë ambient demokratik medial dhe përmes transparencës aktive sigurojnë qasje të papenguar drejt informatave në interes të qytetarëve.

“Vendosëm vegël për llogaridhënie përmes së cilës qytetarët mund t’i ndjekin shpenzimet e funksionarëve shtetëror. E implementuam portalin “Financa të hapura”. Me portalin kjo Qeveri e hapi arkën shtetërore të Ministrisë së Financave dhe në kontroll të opinionit i lë të gjitha transaksionet e kaluara, të tashme dhe të ardhshme financiare të shfrytëzuesve buxhetor nga buxheti i Maqedonisë së Veriut.

“Financa të hapura”, siç sqaroi ai, i hapë para qytetarëve transaksionet financiare të institucioneve shtetërore nga viti 2010 e këtej, ndërsa të gjitha transaksionet e ardhshme do të tregohen në çdo 15 ditë.

Sipas tij, me rritjen e transparencës dhe përfshirjen e qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve do të kontribuohet drejt shpenzimit më efikas dhe më racional të parave të qytetarëve, duke i mundësuar shoqërisë qytetare dhe mediumeve të pavarura përmes analizave dhe hulumtimeve të të dhënave të publikuara proaktive të tregojnë për mangësitë apo të propozojnë alternativa, ose mënyra më efikase të shpenzimit të mjeteve shtetërore.

Drejtoresha e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Fani Karanfillova Panovska theksoi se në proces të përpunimit të analizës së financimit shtetëror të organizatave qytetare që ka për qëllim të propozojë mënyra dhe modele për reformim të sistemit të financimit shtetëror.

Ajo theksoi se për shkak se Komisioni për qasje drejt informatave të karakterit publik është jofunksional tashmë një vit e gjysmë, përkatësisht jotërësisht i ekuipuar, ka stagnim në procesin e vendimmarrjes rreth ankesave.