Ylli i Mançester Junajted, Pol Pogba dëshiron të kalojë tek Real Madridi në afatin kalimtar të janarit, transmeton gazeta britanike “Dejli Mejl”. Mesfushori francez është synimi kryesor i transferimit në “klubin mbretëror” që nga kthimi i Zinedin Zidanit në Madrid.

Pogba ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premier Ligë për “djajtë e kuq” që nga fillimi i sezonit për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, me ç’rast menaxheri i ekipit, Ole Gunar Solskjer javën e kaluar deklaroi se shpreson se do të mund të mbështetet tek lojtari nga mesfusha para fundit të vitit.

Sipas gazetës, udhëheqësia e kubit anglez gjithashtu është i lodhur nga paqartësia e vazhdueshme për ardhmërinë e Pogbas dhe është i gatshëm të ndahet me të në janar, nëse merr një ofertë adekuate.

Reali tentoi të tërheq një lojtar nga mesfusha gjatë verës, por më pas nuk arriti ta ofrojë shumën e kërkuar. Tani si duket dy klubet do të dakordohen mes vete dhe do të arrijnë transferimin.