Disa onlajn mediume maqedonase kanë shpërndarë një lajm të rremë ku thuhet se Greqia ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët banojnë në komunat ku së fundmi është rritur numri i të infektuarve nga Covid 19, informon Zhurnal.

Në këtë lajm ka një print skrin nga një kumtesë e MPJ-së greke ku kinse shkruan se në Greqi nuk mund të hyjnë banorët e Tetovës, Çairit, Butelit, Sarajit, Haraçinës dhe disa komuna të tjera ku po përhapet virusi.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë informon shërbimet kufitare se deri më 1 korrik ndalon hyrjen në Greqi për banorët e Tetovës, Çairit, Sarajit, Butelit, Haraçinës, Likovës, Kumanovës, Tearcës, Studeniçanit dhe Shuto Orizares”, thuhet në kumtesën e rreme kinse e publikuar nga MPJ-ja greke.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë kanë konfirmuar se lajmi është i rremë, por edhe mos ta kishin konfirmuar, lajmi vërehet se është i dyshimt./Zhurnal.mk