Epërsia e Partisë konservatore e kryeministrit britanik, Boris Xhonson ndaj laburistëve opozitarë është rritur në tre javët para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të caktuara për më 12 dhjetor dhe tani ajo është më e madhe se në vitin 2017, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik i agjencisë Opinium, i bërë për javoren “Observer”.

Sipas rezultateve të publikuara sot, për toristët, për momentin do të votonin 47 për qind e britanikëve, që është tre për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, përderisa për Partinë laburiste janë prëcaktuar 28 për qind e votuesve në vend.

Demokratët liberalë proevropianë humbën dy për qind mbështetje, dhe tani ndodhen në 12 për qind të besimit, përderisa Partia Brekzit ka rënë për tre për qind.

Mediumet britanike transmetojnë se agjencia PR thekson se rritja e mbështetjes për Partinë konservatore i referohet vendimit të Partisë Brekzit për t’i tërhequr kandidatët e vet për zgjedhje në qarqet të cilat i mbajnë toristët, lideri i të cilëve, kryeministri Boris Xhonson angazhohet për dalje të vendit nga Bashkimi Evropian, me apo pa marrëveshje.

Anketa është kryer onllajn prej 20 deri më 22 nëntor, pas publikimit të programit zgjedhor të laburistëve. Konservatorët programin e vet zgjedhor do ta shpalosin sot.