Dy deputetë e opozitës, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri janë përplasur me njëri-tjetrin, vetëm pak minuta më parë në Kuvend.

Debati i tyre ishte i acaruar, por nuk dihet se për çfarë ka ndodhur.

Pas kësaj pranë tyre janë afruar deputetët e tjerë të opozitës.

Myslim Murrizi ka larguar nga seanca Halitin që debati mos të agravonte. Debati ka ndodhur gjatë fjalës që po mbante ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.