Të paktën 14 protestues kanë humbur jetën, ndërsa mbi 70 të tjerë janë lënduar sot  në Nasiria, në pjesën jugore të Irakut, kur  forcat e sigurisë  kanë hapur zjarr që ta shpërndajnë turmën, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Forcat e sigurisë kanë shtënë me armë zjarri drejt protestuesve të cilët ishin mbledhur në urën në Nasiria, herët në mëngjes.

Ushtria irakiane bëri të ditur se formon “njësi krize” ushtarake, të cilët kanë për detyrë të vendosin “siguri dhe të ruajnë rendin”.

“Me urdhër të komandantit suprem të forcave të armatosura, kryeministri Adel Abdel Mahdi, komandantë të caktuar ushtarakë janë emëruar në këto njësi që t’i drejtojnë dhe kontrollojnë të gjitha forcat e sigurisë dhe ushtarake dhe t’u ndihmojnë guvernatorëve në misionin e tyre”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ndërkohë, në qytetin Naxhaf është vendosur orë policore pasi protestuesit e kanë djegur konsullatë e Iranit.

Bagdadi dhe pjesa më e madhe e Irakut jugor, ku jetojnë kryesisht popullata shiite, nga 1 tetor janë përfshirë nga protestat masive. Protestuesit e akuzojnë Qeverinë për korrupsion, të pakënaqur nga shërbimet e këqija të shërbimeve publike dhe shkallës së madhe të papunësisë.