Gjendja shëndetësore e Boki 13 është përkeqësuar deri në atë shkallë saqë ai nuk është në gjendje të marrë pjesë në seance publike.

Bojan Jovanovski natën e ka kaluar në përkujdesje intensive në spitalin 8 shtatori. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij Sasho Dukovski.

Nga ana tjetër drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq thotë se mjeku i burgut i ka shkruar udhëzimin për në mjek, pas çka janë njoftuar se ai do të qëndroj në spital.

Tani për tani është e panjohur se sa do të zgjas tretmani mjekësor për Boki 13.

Boki 13 ndodhet në burgun e Shutkës, si i dyshuari i parë në rastin “Reket” për zhvatjen e më shumë se një milion euro ndaj biznesmenit Orce Kamchev.