Përfaqësues ushtarak në Misionin e NATO-s pritet të zgjidhet dhe të dërgohet deri në samitin e Aleancës në Londër, deklaroi ministrja e Mbrojtjes,. Radmilla Shekerinska.

Ajo sqaroi se në Ministrinë e Mbrojtjes tani më është shpallur konkurs intern për shprehje të interesit për këtë pozitë dhe se ka listë të kandidatëve potencialë.

“Kemi listë të kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret dhe që gjatë ditës së sotme do të kem takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe do të bisedojmë për propozimet që unë i kam ose që ai i ka. Pres që kjo çështje me të vërtetë të zgjidhet në ditët në vijim. Përgatitjet për Samitin tani më kanë përfunduar dhe ne atje shkojmë me u.d. ambasador”, sqaroi Shekerinska duke shtuar se emërimi i ambasadorit në Misionin në NATO është në kompetencë të MPJ-së.

Ajo shtoi se sivjet dyfish është rritur numri në Misionin tonë në NATO lidhur me personelin ushtarak dhe civil dhe pret deri në mes të vitit të ardhshëm tërësisht të kompletohet pjesa ushtarake e nga Misioni.

E pyetur për rritjen e vëllimit të zërave për mallra dhe shërbime në Buxhetin për vitin 2020, Shekerinska theksoi se pjesa më e madhe e kësaj rritje është për shkak të rritjes së vëllimit të aktiviteteve ndërkombëtare dhe dërgimin e shumë njerëzve në Misionin e NATO-s, si dhe pjesa nga kontributi vjetor për anëtarësim në NATO të cilin e ndan MM-ja, si dhe shpenzimet në seli, gjegjësisht në ndërtesën e re të NATO-s, të cilat ndahen për herë të parë. Por, potencoi, pjesa më e madhe e shpenzimeve janë shpenzime standarde për funksionimin e Armatës dhe këtu hyjnë ushqimi, transporti, pajisjet personale, furnizimi i uniformave, pjesët rezervë për mirëmbajtjen e teknikës joluftarake dhe luftarake dhe shpenzimet e përgjithshme për trajnim, stërvitje dhe shkollim.

Lidhur me sigurimin e uniformave të reja për pjesëtarët e Armatës, Shekerinska theksoi se vonohet sepse kompania paraprake me të cilën ishte nënshkruar Marrëveshje për përpunimin e tyre nuk e porositur cilësinë e nevojshme dhe kushtet të cilat ishin theksuar. Prandaj ajo marrëveshje ishte prishur, është paguar garanci dhe kanë filluar proces të ri të furnizimit publik i cili ka zgjatur një kohë të caktuar.