Të gjithë të cilët janë në pushtet ose të cilët kanë qenë në pushtet, në ndonjë funksion, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Maqedonisë së Veriut që nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta parandaluar zhvendosjen dhe ai trend tmerrësisht i keq demografik për të mos e shfrytëzuar në agjendat e tyre ditore-politike, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski lidhur me deklaratën e tij të dhënë në Novi Sad se nëse nuk do të ishte president do të zhvendosej nga shteti.

“Ju pohoj se, pak më gjatë jam në këtë punë publike të cilën e quajnë politikë dhe pak më shumë vite kam për të mbajtur mend, nuk ekziston asnjë parti politike në këtë vend, asnjë president, asnjë kryeministër, nga vitet e 90-ta deri më sot, kush mund të lavdërohet me rezultate të mëdha në zvogëlimin e e trendeve negative në këtë sferë. Nëse dikush mendon gjatë kësaj partie ishte keq, ndërsa në kohën tonë nuk zhvendosen të rinjtë, ai gabon. Të mos e gënjejmë popullin dhe qytetarët”, deklaroi Pendarovski pas takimit të sotëm me udhëheqësinë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Pendarovski thotë se duhet të shihet konteksti më i gjerë i daljes së tij në konferencën në Novi Sad, e cila është shtrembëruar për shkak të qëllimeve politike.

“Aspak nuk flas as për VMRO-në as për LSDM-në, unë flas për perspektivat e humbura evropiane sipas asaj që e kemi nga 18 tetori e këndej. Flas – si nuk ju japin me vite e vite të hapni kapituj dhe nëse ato negociata më tej zgjasin me vite e vite, ndërsa tek së pari presim metodologji të cilën nuk dimë si është, nëse do ta prolongojë, do ta ndërlikojë procesin, kur do të isha i ri dhe kur do të më thoshin, prisni edhe 20-30 vjet dhe në ndërkohë standardi do të ishte 400-500 euro, cili i ri do të thoshte – po unë do ta shpenzoj jetën që kam dhe do të pres, nuk është problem. Do të thotë në këtë kuptim”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se të gjithë të cilët kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i penguar tendencat shkatërruese demografike për të cilat në vitin 2011 nuk është bërë regjistrim.

Pendarovski propozoi që të gjitha subjektet politike të ulen dhe të bëjnë strategji me të cilën të paktën pak do t’i minimizojnë efektet e shumta negative nga trendet të cilat po na ndodhin.

Ai theksoi se duhet të punohet në shtet juridik, në qeverisje të të drejtës, sepse, siç theksoi, duhet të jemi të sinqertë – nuk e kemi përfunduar.