Sido që ta lexojë kushtetutën tregon se një person ushtarak nuk mund të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, jo vetëm në qeverinë teknike, por në çdo qeveri, thotë Presidenti Stevo Pendarovski.

Presidenti foli gjithashtu për zhvillimet e tanishme, si dhe thirrjen e tij për pajtim në fjalimin vjetor para deputetëve.

“Edhe vendimi për zgjedhjet e parakohshme u mor këtu, tek presidenti, edhe pse vendi për të është Kuvendi. Fatkeqësisht, selektiviteti në vendin tonë ka bërë që presidenti të bëjë thirrje për pajtim kombëtar. Një karakteristikë e shteteve që dalin nga konflikti është të kërkojnë pajtim, të bëjnë akte pajtimi, ligje falje etj.

Fatkeqësisht, vite më herët, veçanërisht nën qeverinë e mëparshme nën Gruevskin kanë dalë këto ndarje. Dy vjet e gjysmë është një kohë e shkurtër për të mbushur ato vrima. Pajtimi nuk duhet dhe nuk mund të jetë detyrë e vetëm një qeverie ose e një presidenti. Me ndarje të tilla, në një vend kaq të vogël, ne nuk mund të ecim përpara”, tha Pendarovski.