Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shprehu ngushëllime deri tek presidenti i Republikës së Francës, Emanuel Makron me rastin e vdekjes së 13 pjesëtarëve të ushtrisë franceze në Mali.

“Më tronditi thellë lajmi për aksidentin me helikopter në Mali, ku jetën e humbën 13 pjesëtarë të ushtrisë franceze. Në këto momente të dhembshme për vendin Tuaj, populli jonë së bashku me mua e ndan dhimbjen për jetët e humbura nga ky aksident. Pranoni ngushëllimin tonë të sinqertë deri tek familjet e ushtarëve që e humbën jetën në mënyrë tragjike dhe deri tek populli francez”, shkruan presidenti Pendarovski.

Ai deri tek kolegu i tij francez shprehu mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë në bashkimin e përpjekjeve të përbashkëta për aksionin në sigurinë globale.(