Inkluzioni i personave me aftësi të kufizuara është tregues për zhvillimin e një shteti, pasqyrë e vetëdijes dhe ndërgjegjes së një shoqërie dhe të të gjithë qytetarëve të tij, porosi sot presidenti Stevo Pendarovski, i cili si mbështetës  e hapi Festivalin dramatik inkluziv ndërkombëtar të sivjetmë  “Lojëra pa maska 2019”.

“Të mos qëndrojmë vetëm në dëshirat dhe ëndrrat, t’i bëjmë dëshirat tona shfaqje teatrale të përmbushur me mirëkuptim, të ndihmojmë njeri-tjetrin dhe me dashuri pa kusht”, tha Pendarovski.

Shfaqi falënderim që i është dhënë mundësia që të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe ta shënojë fillimin e tij theksoi se është befasuar këmdshëm nga dashuria, optimizmi të cilat “rrezatojnë sot edhe në skenë dhe në publik”.

Theksoi se pa dallim të dallimeve që i kemi të gjithë jemi të barabartë  pikërisht Festivali dramatik inkluziv ndërkombëtar” e tregon këtë.

“Ju bëj thirrje ta ndërtojmë frymën e solidaritetit, respektimit dhe pranimit të diversitetit. Kur flasim për një shoqëri për të gjithë nuk  guxojmë të harrojmë se kjo nuk duhet të jetë vetëm parullë, por në të në të vërtetë duhet të ketë vend për të gjithë”, tha Pendarovski.

Festivali mbahet për herë të gjashtë me radhë në organizim të Shoqatës civile “Bota e diversiteteve, e të barabartë”.

Festivali do të zgjasë katër ditë dhe në të do të marrin pjesë pjesëmarrës të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Bullgarisë. Qëllimi i projektit është realizimi i të drejtë ligjore të personave me handikap për përfshirjen e tyre aktive në ngjarje kulturore, realizim të trajnimeve dhe punëtorive inkluzive për përgatitjen e tyre dhe pjesëmarrje në veprat dramatike dhe ngjarjeve skenike muzikore për prezantim përmbyllës të skenës teatrore.