Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës me virusin korona

Seanca e Këshillit të Sigurisë u mbajt pa praninë e kryeministrit Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ministrit të Shëndetësisë, VenkoFilipçe. Ata e kanë anuluar pjesëmarrjen pas marrjes së lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, ndërkaq dje ata kanë pasur takim me atë.

Prej Qeverisë, morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Nikolla Dimitrov. Në seancë gjithashtu është edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.