Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi sot se shpreson që Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO deri në fund të dhjetorit, dhe se për këtë në periudhën e kaluar ka pasur shumë komunikime formale dhe joformale.

Në lidhje me atë se kur do të përfundojë ratifikimi në Spanjë dhe Parlamenti ynë do të arrijë ta ratifikojë Protokollin, deri në shpërbërjen e tij më 12 shkurt, Pendarovski thotë se është më me rëndësi që të fokusohemi në atë që po ndodh në Spanjë.

“Të mos lodhemi aq shumë në interpretime juridike se a mundet ose nuk mundet. Duhet të koncentrohemi në atë që po ndodh në Spanjë. Aty ka një sukses fillestar për koalicion të ri në pushtet. Dy partitë më të mëdha nënshkruan Memorandum për mirëkuptim, megjithatë iu duhen një ose dy subjekte politike që të formojnë shumicën. Është fakt që Parlamenti spanjoll tani është më i larmishëm se sa që ishte para këtyre zgjedhjeve, dhe se sipas gjitha gjasave sipas definicionit më rëndë do të formojnë qeveri. Tërësisht e parëndësishme se a do të jetë janari, shkurti ose marsi. Në atë moment kur spanjollët do ta ratifikojnë mbetet vetëm vendimi ynë sepse edhe ne duhet ta ratifikojmë që përfundimisht ta dorëzojmë në Uashington”, thotë Pendarovski.

Tha se në periudhën e kaluar ka pasur komunikime formale dhe joformale me të gjithë të cilët mundën të ndihmojnë në këtë situatë.

“Para pak kohësh bisedova në këtë temë në lidhje me atë se a mund të na ndihmojë dikush në këtë situatë teknike në Spanjë, dhe me mbretin bullgar Simeoni i Dytë, i cili gjithë jetën e tij e kaloi në Spanjë, është shtetas spanjoll dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mira me strukturën qeveritare. Ai është komunikim joformal, megjithatë donim që me të vërtetë të jemi të sigurt si shtet se gjithçka që na përket neve e kemi bërë dhe presim lajme të mira”, deklaroi Pendarovski.

Tha se askush nuk mund të shkojë përtej limiteve kushtetuese, por edhe më tutje do të tentojnë si shtet që në secilën mënyrë të mundshme të bëhet ratifikimi.

“Në dy raste bisedova edhe me Havier Solanën i cili është një nga patriarkët e politikës spanjolle, megjithatë dukshëm se deri më tani ato limite kushtetuese politike atje janë të tilla që nuk mund të tejkalohen, por edhe më tutje do të tentojmë që në njëfarë mënyre të mundshme dhe me Qeveri teknike dhe me Parlament teknik nëse është e mundur teknikisht të bëhet ai ratifikim sepse për neve kjo ka rëndësi të madhe, sepse me këtë e mbyllim qëllimin më të rëndësishëm strategjik të cilin e presim që nga viti 1993”, vlerësoi Pendarovski.

Në lidhje me vendin e ambasadorit në NATO, tha se shpreson se koordinatorët në kuadër të Qeverisë do të përfundojnë së shpejti, ndoshta edhe në javën e ardhshme deri në dy, dhe pastaj ai duhet të marrë propozim zyrtar.

“Deri në këtë moment nuk kam kurrfarë propozimi në letër. Shpresoj se ato koordinime do të përfundojnë së shpejti. Dhe dëshiroj që opinioni maqedonas ta dijë këtë. Tri ose katër ditët e ardhshme, më së voni deri të hënën, në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes do të emërojmë përfaqësuesin kryesor ushtarak në Aleancë dhe këtë duhet ta bëjmë sepse është me rëndësi të madhe sepse bëhet fjalë për akreditim ushtarak – politik, nuk them se nuk duhet të kemi edhe ambasador, megjithatë gjënë e parë që do ta bëjmë, dhe ato koordinime praktikisht kanë përfunduar, do të vendosim përfaqësuesin më të lartë tonin ushtarak dhe kjo do të jetë edhe një simbolikë që dëshirojmë që kjo të ndodhë para se delegacioni ynë të shkojë në Londër në Samitin e NATO-s që është caktuar për më 4 dhjetor”, theksoi Pendarovski.