Parlamenti Evropian sot miratoi Rezolutën me të cilën bën thirrje për luftë kundër shfrytëzimit, martesave të dhunshme dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Eurodeputetët bënë thirrje edhe për aksion në luftën kundër diskriminimit dhe shtegtisë me fëmijë, duke e theksuar kontributin kyç të fëmijëve në luftën me ndryshimet klimatike në botë. Rezoluta është sjellë me rastin e shënimit të 30-vjetorit të miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijës. Eurodeputetët e dënuan çdo lloj të dhunës dhe apeluan deri te të gjitha vendet anëtare të BE-së që të punojnë për strategji të reja për çrrënjosjen e dhunës seksuale dhe keqpërdorimin e fëmijëve përmes internetit dhe jashtë tij.

PE-ja kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që t’i mbështesin ligjet me të cilat dënohen ndëshkimet trupore për fëmijët.

Eurodeputetët gjithashtu u angazhuan për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen fëmijët e lindur pa shtetësi, si dhe luftën kundër diskriminimit të fëmijëve me invaliditet, prejardhje emigruese, por edhe fëmijët prindërit e të cilëve janë pjesëtarë të komunitetit LGBT, prindër të cilët janë në burg ose i përkasin grupit të ashtuquajtur “luftëtarë të huaj”.

Me Rezolutën iu bëhet thirrje të gjitha anëtareve të BE-së që t’iu garantojnë fëmijëve të drejtën e arsimit dhe edukimit inkluziv për gjinitë dhe seksualitetin sipas viteve.

PE-ja me Rezolutën dërgoi apel deri te të gjitha vendet që ta ratifikojnë Konventën për të drejtat e fëmijës