YouTube ka fshirë sonte nga platforma e saj këngën më të re të Capital T, “Akull”, një këngë që për pak kohë kishte arritur miliona klikime

Por, kënga është shlyer për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, që si duket reperi kosovar nuk i kishte marrë nga producentët e këngës.

Besohet se kënga është marrë nga kolona zanore e filmit “Galliyan”, një film i prodhuar nga Bollywood.

T’u prit mu kthy #AKULL n’youtube ë‍ë A po ju mungon? Besoj qe kthehet shpejt e deri atëherë e keni krejt n’telefona ë ose ne krejt platformat digjitale si Spotify, AppleMusic, Tidal, Deezer etj”, ka shkruar Capital.

 

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarëve shqiptarë ju shlyhën këngët nga YouTube për shkak te drejtave autoriale. Si rrjedhojë e kësaj shumica e këngëve që vendoset për t’u marrë producentët i kontaktojnë autorët e këngëve për këtë. Por, si duket Capital kësaj radhe nuk ka arritur apo nuk ka menduar që producentët e një filmi do të reagojnë për këngën.