Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do shënojnë rritje.

Sipas vendimit të KRRE-së, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 52.00 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 54.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të shitet për 46.50 denarë për litër.

Çmime të reja do të kenë edhe Vaji i lehtë për amvisëri që do të shitet për 34.00 denarë për litër dhe Mazuti që do të shitet për 19.123 denarë për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme, kur KRRE do t’i publikojë çmimet e reja.

Ndërsa kujtojmë që sot me vendim të Qeverisë, është rritur akciza e derivateve të naftës për tre denarë. Siç thanë nga Qeveria, këto mjetet do të shkojnë për luftën ndaj coronavirusit.