Eurodeputetët në seancën plenare sot duhet ta konfirmojnë  Komisionin e ri evropian të Ursula fon der Lajen. Nëse merr dritë të gjelbërt, kryetarja e zgjedhur do të mund të fillojë me punë më 2 dhjetor.

Votimi do të mbahet saktë në mesditë sot në Strazburg. Para asaj, kryetarja e zgjedhur do të përballet me eurodeputetët  të cilëve do t’ua prezantojë ekipin e saj të anëtarëve  të Komisionit Evropian.

Sot Parlamenti do të votojë për këshillin e tërësishëm me shumicë të thjeshtë.

Bashkëvendosësi tjetër, Këshilli i BE-së, tashmë dha dritë të gjelbërt para dy ditëve.

Mbetet që shumica e Fon der Lajen  të jetë e ngushtë dhe  mbetet të shihet  saktë  me sa  koalicion parlamentar ajo do të mund të qeveris.

Dje grupet politike në Europarlament mbajtën konsultime. Partia Popullore Evropiane (qendra djathtiste), Rimëkëmbja e Evropës (liberalët) dhe Socialdemokratët  pritet të votojnë për Komisionin. Të gjelbrit duhet të përmbahen, ndërsa e majta radikale (GUE/EGL) të votojë kundër. Nuk janë përjashtuar “kryengritësit” në rradhët e secilës nga këto parti të cilët mund të votojnë ndryshe nga udhëzimet e grupit politik.

Liberalët dhe socialdemokratët vendimin përfundimtar për votim do ta sjellin sot pas debatit të mëngjesit me Fon der Lajen.

Socialdemokratët e përshëndetën punën e Fon der Lajen në pjesën e barazisë gjinore, sepse ky do të jetë Komisioni i parë Evropian në histori  në të cilin ka pothuajse numër të barabartë të burrave dhe grave, qendra e majtë është inkurajuar edhe nga ambiciet ekologjike të pushtetit të ri ekzekutiv evropian, programi i së cilës i jep vlerë të madhe mbrojtjes së klimës.

Fon der Lajen ende nuk i ka bindur të gjithë, veçanërisht të gjelbrit dhe të majtën radikale, si dhe disa deputetë nga rradhët e grupit socialdemokrat. Ata nuk janë të kënaqur me kandidatët për komisarë të tregtisë,  të bujqësisë, për treg të brendshëm dhe për zgjerim, ndërsa edhe më tutje konsiderojnë  se portfolio i cili përmban termin “mënyra evropiane e jetesës”, është i papranueshëm.

E djathta ekstreme duhet të votojë kundër,  ndërsa grupi i konservatorëve dhe reformistëve nuk do të japë udhëzime partiake.

Komisioni Evropian porositi se për votimin  e kësaj përbërje  votat e përmbajtura do të llogariten si mungesë, që nuk ishte rast gjatë votimit për kryetaren e zgjedhur në korrik  Fon der Lajen.