Parlamenti Evropian me 461 vota “për”, 157 “kundër” dhe 89 të përmbajtur, prej gjithsej 707 eurodeputetëve të cilët morën pjesë në votim, e miratoi përbërjen e re të Komisionit Evropian, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Me shumicë të thjeshtë eurodeputetët ia besuan mandatin komisionit të kryesuar nga gjermanja Ursulla fon der Lejen, me çka ajo është gruaja e parë e cila do ta kryesojë pushtetin ekzekutiv evropian.

Me votimin janë miratuar mandatet e të gjithë komisarëve evropianë.