Parlamenti evropian i miratoi buxhet prej 168,7 miliardë eurosh Bashkimit Evropian për vitin 2020, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Buxheti për vitin 2020 është më i madh për 12,5 për qind në krahasim me vitin 2019 sepse më shumë mjete janë dedikuar për luftën kundër ndryshimeve klimatike, për hulumtime shkencore dhe programin Erazmus.

Buxheti u votua me 543 vota “pro” dhe 136 “kundër”. Për versionin përfundimtar të buxhetit u zhvilluan negociata të vështira, në të cilat PE më 18 nëntor arritën të fitojnë rritje prej 850 milionë eurosh për propozimin nga Komisioni Evropian, për financimin e luftës kundër ndryshimeve klimatike, digjitalizim dhe programin Erazmus plus për të rinjtë.

Buxheti për vitin 2020 parashikon angazhimin e kredive për shpenzimet e ardhshme të BE-së në vlerë prej 168,7 miliardë euro, që është për 1,5 për qind më shumë në krahasim me vitin 2019. Pagesa gjatë periudhës së sivjetme është rritur për 3,4 për qind në 153,6 miliardë euro.

Ky është buxheti i fundit i sivjetmë para buxhetit shumëvjeçar për periudhën prej 2021-2027, për të cilin zhvillohen diskutime.