Një parking i ri prej 650 m2 është në fazën finale në rrugën “Petre Georgiev” në Saat Kullë, informon Zhurnal.

Nga Komuna e Çairit njoftojnë se punimet janë kah fundi për të rrumbullakësuar projektet në të mirë të qytetarëve.

Nga Komuna e Çairit premtojnë se me punime të tilla do ta bëjnë Çairin vend më të mirë për të jetuar.