Ekipi nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Akademia Pandevit, ndërsa për këtë takim kryesia e klubit kanë marrë vendim që paratë e tubuara nga shitja e biletave do të dorëzohen për ndihmë në qytetin e Durrësit të Shqipërisë.

Kjo iniciativë u morrë sot nga drejtuesit e klubit bardheblu, për tu solidarizuar dhe ndihmuar sado pak familjet e viktimave që humbën jetën në termetin e mëngjesit të sotëm në Durrës në të cilin humbën jetën 18 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Një bieletë për të shikuar ndeshjen FC Shkupi vs Akademia Pandev në stadiumin e Çairit kushton vetëm 100 denarë. Takimi nis në orën 13:00.