Pikturim artistik i trafo stacioneve të rrymës nga nxënësit dhe mësuesit e artit figurativ të shkollave fillore të Komunës së Çairit.

Komuna e Çairit dhe Organizata “Centre for Common Ground” realizuan aktivitetin e rradhës në suaza të projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” që përkrahet edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe Ambasada e Holandës.

Kësaj rradhe nxënësit e klasave të nënta të shkolla fillore të Çairit bashkë me mësimdhënësit e tyre të Artit Figurativ realizuan pikturimin artistik të trafo stacioneve të rrymës në territorin e Çairit, duke fshirë kështu grafitet e gjuhës së urrejtjes të cilat i zëvendësuan me vepra të mrrekullueshme arti.

Kështu më së miri promovojmë paqen dhe stimulojmë kreativitetin rinor për lagje më të bukura.