Për shkak të pandemisë globale me Kovid-19, për herë të parë këtë vit, besimtarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të shkojnë në Haxh.

“Jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por nga e gjithë bota, askush nuk do të shkojë në Haxh. Vetëm 1.000 deri në 10,000 besimtarë nga Arabia Saudite do të kryejnë Haxhin këtë vit”, deklaroi për MIA-n Irsall Jakupi nga Bashkësia Fetare Islame.

Myftiu i Dibrës, Reshat Kaçallniku, gjithashtu konfirmoi se për shkak të gjendjes tashmë të njohur me Kovid-19, besimtarët nga Myftinia e Dibrës, si dhe nga myftinitë e tjera, nuk do të shkojnë në Haxh.

Nga vendi ynë vitin e kaluar kishin shkuar në Haxh 850 besimtarë ose 178 besimtarë më shumë se një vit më parë.

Ndryshe, nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vendet e shenjta myslimane të Mekës dhe Medinës, vitin e kaluar ishin 4.100 besimtarë, shumica e tyre nga Bosnja e Hercegovina, rreth 1.680 dhe 1.100 besimtarë të Kosovës. Nga Shqipëria rreth 400 besimtarë, nga Serbia rreth 250, nga Mali i Zi mbi 50 dhe 15 nga Kroacia.

Dita e parë e festës së madhe islame Kurban Bajrami Bajrami bie më 31 korrik (e premte). Festa festohet për katër ditë. Ditën e parë, besimtarët, të cilët mund ta lejojnë atë, therin kurban, kryesisht dash, pas së cilës mishi u shpërndahet familjeve të varfra.