Në kuadër të projektit i cili ka për qëllim promovimin e turizmit në Çarshinë e vejtër të Shkupit, përveç aktivitetve tjera që përfshinë projekti si sanimin e kalldërmës, konservimin, restaurimin dhe sanimin e dyqaneve, si dhe promovimin digjital të trashëgimisë kulturore të çarshisë, si aktivitet shumë i rëndësishëm është edhe ndërrimi i vitrinave te 39 dyqaneve, të cilat aktivietete paralelisht po realizohen me sukses.

Vlenë të theksohet se projekti është financuar nga BE menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Kabineti për çështje ekonomike pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet poshatu nga Komuna e Çairit.