Prokuroria Themelore Publike Shkup, parashtroi padi penale kundër një 22 vjeçari nga fshati Bukoviç, i cili ka tentuar të kryej vepër penale – vrasje çasti, kumtoi PTHP Shkup.

“I akuzuari më 30.08.2019, në stacionin e autobusit në hyrje të fshatit Aranqi, pa fajin e tij është sjellë deri në iritim të fuqishëm me sulm, ka tentuar të privoj nga jeta një person”, informojnë nga prokuroria.

Sipas aktakuzës i akuzuari me armë zjarri me kalibër prej 6,35 mm që e ka bartur me vete, nga i dëmtuari ka shtënë tre herë, duke i shkaktuar plagë. I dëmtuari ka filluar të ikë, pas çka i akuzuari edhe disa herë ka shtënë drejtë tij, por nuk e ka qëlluar.

Prokurori publik kompetent në Gjykatë ka dorëzuar propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të akuzuarin, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes. Prokurori mori parasysh llojin, natyrën dhe peshën e krimit, mënyrën e kryerjes dhe pasojat, masën e dënimit me kusht, si dhe faktin që i akuzuari nuk ishte i disponueshëm për ligjit për disa muaj për organet e krimit