Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes profilit të tij në rrjetin social Fejsbuk publikoi se sot së bashku me disa bashkëpartiakë të tij kanë vizituar lagjet e prekura nga tërmeti katastrofik në Shqipëri.

“Me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, deputetin Xhevat Ademi dhe kryetarin e Kërçovës Fatmir Dehari nën shoqërimin e presidentit Shqiptar, Ilir Meta dhe zëvendës kryeministrit, Erion Braçe vizituam lagjet e kapura nga tërmeti fatal i së martës në Thumanë dhe Durrës. Ngushëlluam përgjegjësit dhe banorët duke ua përcjellur mesazhin në emër të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut se bashkëndjejmë dhimbjen me ta dhe jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona në këto çaste të rënda për kombin”, ka shkruar Osmani. .