Për shumë familje ma status të rrezikuar social, izolimi ka qenë një sfidë më vete, sepse ata nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë ushqim gjatë ditëve të vikendit.

Për t’u dalë në ndihmë këtyre familjeve, organizata humanitare “NUN” ka shpërndarë ushqim për një muaj në 500 familje nga Shkupi dhe Kumanova.

Aksioni për shpërndarjen e ushqimit për familjet në nevojë do të vazhdojë edhe ditëve ne vijim, ku pritet të furnizohen me ushqim rreth 1500 familje të tjera.

Nga OH “Nun” thonë se do të jenë gjithmonë pranë nevojtarëve, sidomos në rast pandemie dhe katastrofash natyrore.