Lidhur me situatën e krijuar në Republikën e Shqipërisë, OEMVP organizoi sot takim urgjent me një grup të bizneseve-kompani anëtare, me qëllim që të solidarizimit me dhimbjen që janë duke përjetuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe u arrit vendimi për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Duke e ditur gatishmërinë e bizneseve për solidaritet, siç është dëshmuar edhe vitet e kaluara, OEMVP bën apel deri tek të gjithë përfaqësuesit e bizneseve në vendin tonë, që të ofrojnë ndihmën për familjarët e viktimave si dhe personave të lënduar.
Ndihma mund të realizohet në dy forma, edhe atë:
- Mund të dononi mjete financiare në xhirollogarinë e Fondacionit Albiz: 270066838600182, IBAN MK07270722000029853 SWIFT CODE – EXPCMK22, me qëllim pagese: Donacion për viktimat nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
- Mund të dononi gjëra tjera materiale.
Të gjitha gjërat materiale domosdoshmërisht të kenë të bashkangjitur faturë/fletëdërgesë saktë se çfarë gjëra dërgohen.
Ju lutemi nuk rekomandohet të dërgohet ujë, pasi që do të zihet kapacitet për ndonjë produkt tjetër të nevojshëm.
Për dërgimin e gjërave materiale, janë vendosur tre pika grumbulluese: një në Shkup – tek kompania Tempo Profili 99 në Vizbeg, në Tetovë – tek magazinat e kompanisë Moding dhe Dauti Komerc, në Strugë – tek hapësirat e kompanisë Dauti Komerc.
Bashkëngjitur gjeni listën e artikujve të cilat janë të nevojshme të dërgohen për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Për informata më të hollësishme kontaktoni Fondacionin Albiz. Numri për kontakt: +389 2 2057 632.
Për informatë, dërgesa e parë planifikohet të bëhet nesër deri në ora 13:00.