Ballina LAJME OBRM-PDUKM kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së...

OBRM-PDUKM kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sonte tha se “është e pamundur të jetohet në Lisiçe, në Komunën e Aerodromit, në Shkup. S’është mjegull kjo, është ajër i ndotur”.

Stoillkovski kërkoi nga Qeveria që në koordinim me Bashkinë e Shkupit të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të ndërmerren masat e jashtëzakonshme në shkolla, institucione dhe çerdhe.

“Nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme, është pakujdes i qëllimshëm që rrezikon shëndetin e qytetarëve të Shkupit”, tha Stoilkovski.

Ai shtoi se ata që janë në pushtet premtonin ajër të pastër ndërsa tani stacionet matëse shkojnë deri në 1.000.

“Premtonin ajër të pastër, kemi ajër të tepër të dëmshëm. Duhet të ndizet alarmi i kuq. Ky është gjenocid ndaj shkupjanëve”, tha mes tjerash Stoikovski.