Në kushte kur mësimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme zhvillohet në mënyrë online, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit, nxënësit e Shkollës Fillore “Penko” në Çair të Shkupit, krahas mësimit kanë gjetur mënyrën që të përçojnë në mënyrë online edhe mesazhe paqe, dashurie dhe respekti njerëzor.

Javë më parë nxënësit e klasës IV-4 të Shkollës Fillore “Penko” në Çair të Shkupit, realizuan një video projekt online duke kënduar këngën “We are the world/ Ne jemi bota”, me qëllim që edhe në kushte pandemie të përcjellin mesazhe shprese e dashuri për njerëzimin. Ideja e tyre ka qenë e mbështetur edhe nga kujdestarja e klasës së tyre Elvane Beqiri dhe nga këshilli i prindërve të klasës.

Për më shumë ndiqeni videon: