Është konfirmuar viktima e 40 si pasojë e tërmetit të së martës në Shqipëri. Viktima është femër dhe u gjet në Durrës, njofton Top Çanell.

Sipas të dhënave të gazetës “Albanian dejli njuz”, deri më tani nën rrënojat e ndërtesave janë nxjerrë afro 45 të mbijetuar.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim.

Tërmeti me fuqi të goditjes prej 6,4 ballë sipas Rihterit të martën, rreth orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale ka lëkundur Shqipërinë dhe vendet përreth. Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Tirana.

Qeveria ditën e djeshme, 27 nëntor, e shpalli Ditë zie kombëtare.