Ekziston një numër gjithnjë e më i madh i emigrantëve muajin e fundit po tentojnë të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Hungari, deklaroi shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, Gjergjerli Gulash.

“Gjithsej 11.808 persona kanë tentuar këtë vit në mënyrë ilegale të hyjnë në Hungari dhe 2.418 prej tyre kanë tentuar që ta bëjnë këtë muajin e fundit”, u shpreh Gulash.

Ai theksoi që emigrantët tani përdorin teknikë të re për të depërtuar rrethojën që Hungaria e ka vendosur para katër vitesh, pas valës së parë të emigrantëve përmes të ashtuquajturës Marshruta ballkanike, transmetojnë mediumet hungareze.

Policia i ka zbuluar dy tunele të cilat emigrantët i kanë përdorur për të hyrë nën rrethojë, u shpreh Gulash dhe shtoi se tunelet tashmë janë mbyllur nga rojat kufitare.