Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup bënë larjen dhe dezinfektimin e tërësishëm të të gjitha enëve ekzistuese për hedhjen e mbetjes, të vendosur në territorin e qytetit të Shkupit.

Menjëherë pas zbrazjes së kontejnerëve, larja dhe dezinfektimi është bërë me automjet special komunal i sendërtuar me rezervuar ku ka ujë dhe preparate për dezinfektim.

NP Higjiena Komunale-Shkup me autocisterna bënë larjen e plotë të këndeve në mikro-lokacionet ku janë të vendosur kontejnerët.

Aktivitetet do të vazhdojnë të realizohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të higjienës së kontejnerëve mbitokësorë dhe atyre nëntokësorë, si dhe i të gjitha sipërfaqeve publike, njëkohësisht duke vepruar në parandalim të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.