Pas zhurmës së madhe që bën fansat në rrjete sociale, tani këngëtarja shfaqet edhe publikisht.

Dje një seri komentesh ‘RIP’ iu kishin drejtuar këngëtares Era Istrefi, duke u bazuar në pasivitetin e saj në jetën profesionale por ka nga ata që kishin aluduar në kuptimin e parë të fjalës.

Dhe pos prononcimit të Norës për Lajmi.net se këngëtarja është shëndosh e mirë, nuk kishte ndonjë reagim nga vetë ajo për të sqaruar situatën.

E tani këngëtarja është shfaqur publikisht për herë të parë, është motra e saj Nora e cila ka publikuar një fotografi nga një aheng me Erën ku dhe e kishte etiketuar, dhe i jep fund kështu ‘zhurmës’ së krijuar.