Reperi i njohur shqiptar Noizy ka treguar një solidaritet të jashtëzakonshëm javëve të fundit.

Që nga dita kur ndodhi tërmeti e deri më tani, ai vazhdimisht u ka dalë në ndihmë familjeve të prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Së fundmi, ai ka vendosur që të vishet si babadimër dhe të befasojë disa fëmijë në qytetin e Durrësit.

Foto: Noizy/InstaStory

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit në InstaStory, reperi nga Shqipëria shihet i veshur si babadimër duke kënduar pranë bredhit të vitit të ri, për fëmijët që gjendeshin aty pranë.

Foto: Noizy/InstaStory

“Babagjyshi i vitit të ri”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e një prej videove, ku shihet i lumtur teksa ka gëzuar fëmijët në prag festash.

Noizy përndryshe vazhdon të jetë aktiv në muzikë me projekte të shumta që gjithnjë mirëpriten nga publiku.