Tërmeti i fuqishëm që ka fgoditur vendi ka rritur sensibilizimin e gjerë në mbarë shoqërinë shqiptare deh jo vetëm. Një nga personat VIP që nuk ka dhënë zemër vetëm nga rrjetet sociale është Noizy. Ai ka ofruar ndihmë për të gatuar për personat e prekur nga tërmeti. Ai së bashkë me disa persona të tjerë shfaqet duke përgatitur ushim në sheh për të mbijetuarit.

‘Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo’ shkruan ai krah postimit.