ë nderuar qytetarë,

Për arsye të gjendjes së jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi, ju njoftojmë se shërbimet e NP “Higjiena Komunale” do të bëjnë grumbullimin e mbeturinave për amvisëritë individuale në territorin e Komunës së Çairit në lagjet Dizhon, Seravë, Sahat Kullë, Gazi Babë, Dyqanxhik dhe Tophanë e vjetër, vetëm në terminet e përcaktuara të orarit në ditët – E ENJTE, E PREMTE OSE E SHTUNË në intervalin kohor prej orës 07:00 deri në orën 14:00.

Lusim qytetarët që të respektojnë terminet e përcaktuara duke kontribuar kështu në mirëmbajtjen sa më efikase të pastërtisë publike.

Me respekt,
Shërbimi për informim
Komuna Çair