Kallëzim penal për dhunë familjare është parashtruar kundër një shkupjani 45-vjeçar i cili dy herë fizikisht e ka maltretuar bashkëshorten e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se kallëzimi penal është parashtruar kundër I.S. i cili dyshohet për vepra të kryera penale “lëndim trupor gjatë kryerjes së dhunës familjare” dhe kërcënim të sigurisë gjatë kryerjes së dhunës familjare”.

Ai më 24 shtator dhe më 2 tetor në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten D.S. dhe e ka kërcënuar me jetë.