Konsumatorët e rrugës “Llazar Liçenovski”, objektet e SRC Kale – patinazhi, FBM dhe salla e sportit “Kale”, vendet e ndërtimit nën Kala, si dhe objektet e tjera në atë pjesë të Komunës Qendër nesër nga ora 8.15 e deri në 15.30 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Nga ora 9.00 e deri në 12.00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “Naum Naumovski Borçe” dhe “Osma Makedonska Brigada”, objekti i Ambasadës suedeze, si dhe objektet e vendosura në sheshin “Skver Jadran”, ndërsa nga pra 9.30 e deri në 14,30 konsumatorët e  rrugës “Osma Makedonska Brigada” në Komunën Qendër.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji  elektrike  është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.