Një mjet që i ngjan një bombe dore është gjetur sot në mëngjes pranë një makine në hapësirën e parkingut në afërsi të shkollës së mesme të artit “Lazar Liçenovski” në Shkup.

Kjo ka bërë që të gjithë nxënësit e shkollës të evakuohen dhe banorë të banesave përreth. MPB konfirmoi se në orën 8.36 është lajmëruar se në këtë lokacion është hasur një mjet që i ngjan një bombe dore e lënë pranë një makine.

Njësitet speciale policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se po punojnë në detektimin dhe evakuuimin e këtij mjeti.

Nga MPB thonë se akoma po verifikohet se a bëhet fjalë për bombë shkolle e kamufluar apo për bombë të vërtetë. Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar, ndërsa deri tani nxënësve dhe mësimdhënësve u është ndaluar qasja në shkollë.