Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Cricket dhe Dafina Zeqiri, nesër (e martë) prezantojnë projektin më të ri muzikor.

“Një herë në jetë” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”.

Me anë të një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare, Instagram, producenti Cricket ka bërë të ditur se kënga lansohet nesër në orën 15:00.

“Nesër, një herë në jetë në bashkëpunim me Dafina Zeqiri”, ka shkruar krahas njoftimit Donat Prelvukaj (emri i vërtetë i Cricket).

Ky projekt nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e radhës, i cili njëherësh besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.

Në anën tjetër, këngëtarja Zeqiri ditë më parë solli disa pamje nga xhirimet e klipit të ri në rrjetet sociale.