Anija e vogël “Lihnida” u mbyt në kanalin e Studençishtit tek Burimet e Biljanës, me çka një pjesë e karburantit të anijes së vogël përfundoi në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Ekuipazhet e Kapitenisë së Anijeve të Ohrit, menjëherë dolën në vendngjarje, duke paralajmëruar aktivitete për nxjerrjen e anijes nga kanali.

Probleme me anijet e vogla të lëna pas dore kanë ekzistuar edhe më parë në kanalin Studençishtit, i cili në mungesë të një marine adekuate dhe hapësire ​​të siguruar të ankorimit është vendi i vetëm në Liqen, ku mbarojnë anijet e vjetra.

Kapiteni i Kapitenisë së Ohrit, Goran Ustijanoski deklaroi se në koordinim me vetëqeverisjen lokale do të kërkohen mënyra për largimin e të gjitha anijeve të vjetruara nga kanali i Studençishtit. Në të njëjtën kohë, ai e theksoi detyrimin e pronarëve që të kujdesen për anijet e tyre, gjegjësisht nëse nuk janë në gjendje për të lundruar, të largohen nga liqeni.