Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në të cilën ai shprehu ngushëllimet e tij të thella për viktimat dhe plagosur në tërmetin që goditi Shqipërinë herët në mëngjes.

Shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe uroj shërim më të shpejtë të të plagosurve në tërmetin katastrofik që goditi Shqipërinë herët në mëngjes. Në këto momente të trishtueshme për republikën e Shqipërisë, në bisedë me presidentin Meta unë ofrova mbështetje të plotë për të lehtësuar pasojat e tërmetit, u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.