Jerusalem – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin në Izrael me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Shkup – Seancë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (salla “Maqedonia”/11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet. (salla “Boris Trajkovski”/11:00)

Shkup – Seancë e Komisionit kuvendor Ligjvënës-Juridik. (salla “Boris Trajkovski”/11:30)

Shkup- Një delegacion i Sekretariatit për Çështje Evropiane, në krye me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me delegacionin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryetari, Zoran Trajçevski. (Hapësirat e ASHMAA/10:00, deklaratë për media në pres-qendrën, në katin e 2-të/10:50)

Shkup – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtoresha e MEPSO-s, Eva Shukleva, do të kontrollojnë punimet në rekonstruktimin dhe modernizimin e stacionit  të transformatorit Shkupi 4. (stacioni i transformatorit Shkupi 4, në vendbanimin Pintija/10:00) 

Shkup – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, bashkë me drejtorin e Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski do ta vizitojnë Komunën Llozovo, ku po vijojnë aktivitetet ndërtuese për rekonstruktimin dhe asfaltimin e rrugëve. (në rrugën Karatmanovo-Milino, e cila gjendet në rrugën eksprese Veles-Llozovë, deklarata më mediet/14:00)

Manastir – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me karvanin e tyre informues IPARD për Masën 3 në takim me qytetarët, ndërmarrjet (mikro,të vogla dhe të mesme) dhe kooperativat e interesuara. (salla e Këshillit të Komunës së Manastirit/11:00)

Shkup- Me rastin e njëvjetorit të zhdukjes së djalit të tyre, prindi Bekir Arsllani do të mbajë konferencë për shtyp. (“Zhena park” para Kuvendit të RMV-së/13:00)

Shkup – Sesioni i parë nga cikli i dytë i Grupit të punës 2 (Politika sociale dhe punësim – Kapitulli 19) nga Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) në temë “Performancat e tregut të punës: mes pritjeve të punëdhënësve dhe të kërkuesve të punës “. (Klubi i deputetëve/9:30)

Shkup – Konferencë për shtyp e Transparensi Interneshënëll-Maqedoni. (Zyra e Transparensi Interneshënëll-Maqedoni, rruga “Naum Naumovski Borçe”, numër 58/10:00)

Shkup – Qendra për Gazetari Hulumtuese “SKUP” bashkë me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe Qendrën për Zhvillim të Medieve të Bashkësive MEDIUM në Konferencë vjetore të organizuar në kuadër të projektit “Bashkë në luftën kundër korrupsionit” i mbështetur nga Bashkimi Evropian. (hotel “Holidej in”/10:00)

Shkup – Brifing për mediet me rastin e Simpoziumit: “Roli i arsimit për paqen globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm” në Universitetin FON. (FON/11:00)