Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor nga nesër do të jetë më i ulët 9-35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara.

Nga 1 janari i vitit 2020 ndryshon mënyra e përllogaritjes së shpenzimit roaming. Shfrytëzuesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor (që aktualisht paguan në komunikacionin vendës) plus kompensimi për roaming.

Nga 1 korriku i vitit që po vjen parashihet ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 parashihet heqja e plotë e kompensimit për roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshjen rajonale për roamingun e kanë nënshkruar në prill të këtij viti në Beograd përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, BeH, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.