AKTFEST 2019 është edicioni i parë i festivalit më të ri teatror në vend i cili i dedikohet aktorit dhe realizimit të rolit në gjuhën shqipe. Në kuadër të tij do të vlerësohet puna e aktorëve shqiptar.

Do të marrin pjesë shfaqje teatri nga skenat shqiptare prej Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke sjell rolet më të spikatura në gjuhën shqipe.

Nga data 30 Nëntor deri më 4 Dhjetor, pesë netë me radhë do të luhen 6 shfaqje teatrore me mbi 60 aktorë profesionistë pjesëmarrës në këtë festival, që do të garojnë për çmimet e mëdha.

Biletat i gjeni në MNT , në Tetovë tek Shend e Vere , çmimi 150 denarë.

Festivali do të mbahet në dy hapësira: në Teatrin Kombëtar Maqedonas (MNT) në Shkup dhe në Teatrin e Komedisë, Shkup.