Bashkimi Evropian rikthen vizat, por bëhet fjalë për një vizë formale online e quajtur ETIAS për hyrjen e qytetarëve të 60 shteteteve në zonën Shengen.

Si pjesë e këtij sistemi është edhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë qytetarët e saj nga 1 janari i vitit 2021 që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me këtë sistem të ri të vizave

Ky program i quajtur sistemi i autorizimi dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Programi i quajtur ETIAS konstiston në faktin që qytetarët e 60 shteteve që duan të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, do të duhet të plotësojnë një formular online, që merr vetëm 15 minuta kohë, nëpërmjet një telefoni celular, kompjuteri ose tableti.

Në këtë formular, udhëtarët do të duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre, ku përfshihen të dhënat për shëndetin dhe sigurinë, si psh të dhënat se a kanë qenë të dënuar apo kanë pasur vepra të rënda kriminale.

Sistemi ETIAS, kërkon që të gjitha informacionet të jetë në besueshme, pasi çdo e dhënë në formular do të kontrollohet bazuar në të dhënat e databazës së bashkimit europian, siç është Interpoli apo Europoli.

Në të kundërt, aplikimi do të refuzohet dhe udhëtarët do të duhet që të riaplikojnë duke dhënë të dhënat e tyre të sakta. Për çdo aplikim paguhet një shumë e vogël parash përmes një karte bankare.

Secili që siguron autorizimin duhet të ketë një kopje të formularit të miratuar,  gjatë hyrjeve apo edhe pranë zyrave të emigracionit të vendeve Shengen.

Ky dokument vize online duhet të sigurohet  vetëm nëse udhëtoni për qëllime biznesi dhe turizmi në vendet e BE-së.

Kjo nuk ka të bëjë për qëllime punësimi, pasi për këtë të fundit, udhëtarët do të duhet të aplikojnë për një tjetër vizë. Procesi i marrjes së një autorizimi të tillë për të udhëtuar ne zonën Shengen merr deri në 72 orë kohë, ne raste të vonesave apo pushimeve zyrtare.
Etias, do të jetë e vlefshme për tre vite, ku mbajtësi i saj do të mund të qëndrojë në vendet Shengen 90 ditë, brenda një periudhe prej 6 muajsh. 

Për më tepër ndiqeni edhe kronikën e Top Channel për detaje të tjera që vlejnë edhe për Shqipërinë: