Pjesë të komunave të Shkupit Qendër, Gjoçre Petrov, Saraj, Aerodrom dhe Karposh nesër në periudha të caktuara kohore do të mbeten pa energji elektrike.

Siç njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave pa energji elektrike do të mbeten, nga ora 08; 30 deri në 16:00 përdoruesit nga një pjesë e bulevardit “Ilinden” nr. 51 dhe 62, rruga “Orce Nikollov” nga nr. 81 deri 87 dhe nr. 96, Rruga Leninova në numrat tek 3-25 dhe numrat çift nga 12 në 24 dhe rruga Çedomir Menderoviç në Qendër.

 

Nga ora 08:30 deri në orën 10:00 përdoruesit nga një pjesë të komunës së Gjorçe Petrovit te Spitali i Syve dhe hotelin “Saraj” në Saraj nuk do të kenë energji elektrike, nga 08:30 deri në 14:00 përdoruesit nga një pjesë e fshatit Gllumovë, si dhe përdoruesit nga bulevardi “KAÇKM” nr. 130, 128 në Aerodrom.

Nga ora 12:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e hotelit “Vergina”, “Stop Go” dhe “Plas Komerc” në Karposh.